Fillimi | Lajme | Uka Komerc, pajiset me certifikatë ‘Hallall’

Uka Komerc, pajiset me certifikatë ‘Hallall’

Madhësia: Decrease font Enlarge font
Uka Komerc, pajiset me certifikatë ‘Hallall’

Kompanitë vendore të orientohen drejt prodhimit të ushqimit Hallall për kafshët, por edhe kafshët të ruhen sipas zakoneve fetare myslimane. Në këtë mënyrë do ta krijohet zinxhiri i kushteve për aplikimin e shpejtë të standardeve HALLALL, por edhe shpejt do të fitohet nga tregu milionësh botëror.

Këtë porosi  e dhanë përfaqësuesit e agjencisë për ushqim hallall nga Bosnja, me rastin e aplikimit të certifikatës të parë për ushqime hallall në Maqedoni.
“Uka Komerc duhet të importoj zogëza HALLALL për të prodhuar sallamën. Dhe ja shansi, që dikush që prodhon mish pule në Maqedoni ta merr certifikatën HALLALL dhe ta furnizoj kompaninë UKA me mish pule”, tha  Valdet Peshtaliq, Agjencia për certifikimin e cilësisë HALLALL.
Drejtori i kompanisë UKA Komerc, thotë se tani me certifikatën për standardin HALLALL, pret që të shtohen kërkesat për prodhimet e tij.
“Kërkesat për produkte HALLALL janë të mëdha jo vetëm tek ne, por edhe në Evropë. Ne me këtë certifikatë presim se kërkesa për ushqimin e tillë do të rritet edhe tek ne sikurse edhe në Kosovë dhe Shqipëri, sepse shumica e din se çka është standardi HALLALL. Sipas standardit HASAP ky është kulmi i standardeve”, deklaroi Adem Abazi, drejtor i UKA Komerc.
Certifikata për standardin HALLALL, kompanisë i vlen një vit, me mundësi vazhdimi nëse ajo vazhdon t’i plotësojë kushtet e kërkuara.
Mbikëqyrjen dhe kontrollin për respektimin e zakoneve fetare myslimane gjatë prodhimit të ushqimit HALLALL, do ta kontrolloj Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Agjencinë për certifikimin e standardit HALLALL nga Bosnja. Sipas Jakup Selimovskit nga BFI –ja, gjatë periudhës së ardhshme, edhe 7 kompani tjera vendore duhet të marrin certifikatën HALLALL, me çka do të bëhen konkurrente në tregjet botërore.

 

ALSAT-M

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
STANDARDET
Standardet
KONTAKT INFO
Kontakt Informacione