Fillimi | Lajme | Shtohen kontrollet për HASSAP-in

Shtohen kontrollet për HASSAP-in

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Inspektorët nga Drejtoria e Veterinarisë, nisën nga sot kontrollet në ndërmarrjet që ofrojnë produkte mishi dhe qumështi, nëse punojnë apo jo sipas standardeve HASSAP.

Por edhe pse inspektorët vërejtën parregullsi, në një sërë kompanish, ndërkohë që shumë të tjera janë ende larg aplikimit të këtyre standardeve, gjoba ende nuk ka.
“Kemi vërejtje në repartin ku bëhet vakuumi. Sterilizatori nuk është vendosur në rrymë, dhe nuk ka as ujë të ngrohtë. Gjithashtu, një pjesë e frigoriferëve të vendosur në repart, nuk duhet të jenë aty për shkak se rrezikohet siguria”, thotë Trajçe Donev, inspektor nga Drejtoria e Veterinarisë.
Inspektorë thonë se në ndërmarrjet që do të evidentohen parregullsi në zbatimin e standardeve HASAP si dhe tek ato që ende nuk kanë nisur aplikimin e këtij sistemi për siguri ushqimore, do tu jepet afat prej 15 ditësh. Pas kësaj, inspektorët në kontrollet e radhës do të nisë edhe aplikimi i gjobave.
„Kur nisëm zbatimin e HASAP-it ne nuk kishim menduar se kompania duhet të hyjë në Evropë. Dhe tashi pas implementimit kompania e jonë tashmë është ne Evropë", thotë Adem Abazi – drejtor i UKA Komerc
Kompanitë dhe dyqanet e vegjël, do të përballen me masa më radikale, në fillim të vitit tjetër, kur nuk do të ketë më asnjë përjashtim, për zbatimin e standardeve HASAP. Gjobat, u anuluan për pak kohë nga qeveria, për shkak të krizës ekonomike.
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
STANDARDET
Standardet
KONTAKT INFO
Kontakt Informacione