Media
STUDENTËT E UNT-SË REALIZUAN MËSIM NË TEREN NË KOMPANINË “UKA KOMERC” NË SARAJ
Në kuadër të lëndës ‘Teknologjia e Mishit dhe Produkteve të Mishit’ studentët e Programit studimor ‘Teknologjia Ushqimore’ të udhëhequr nga Zimere S. Musliji realizuan mësim në teren në industrinë e prodhimit të produkteve të mishit “Uka Komerc” në Saraj.
Gjatë vizitës studentët u përqëndruam në pjesën ku përpunohet mishi dhe kishin mundësi për t’i parë në praktikë paisjet dhe proceset e prodhimit, të cilat i mësojnë në lëndët paraprake.
Studentët kishin mundësi të përfitojnë njohuri të funksionimit të paisjeve bashkëkohore laboratorike të përpunimit dhe paketimit të mishit.
Nga ana e stafit menaxhues dhe teknologëve të ndërrmarjes Uka-Komerc studentët ndoqën procedurën e përpunimit dhe paketimit të produkteve të mishit në laboratorët e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme nga Saraji i Shkupit.
Vizita në kompaninë UKA-KOMERC, u realizua në kuadër të memorandumit për bashkëpunim që UNT e nënshkroi me këtë ndërmarrje në vitin 2019-të.










