Tregimi yne
Sot, Uka Komerc është një kompani e konsiloduar me pëvojë shumëvjeçare në sektorin ushqimor dhe tregtar.
Me kapacitete moderne prodhimi dhe fabrikë të madhe funksionale,kompania operon mbi procese të kontolluara dhe standarte të larta cilësie dhe sigurie.
Uka Komerc është kompania e parë e pajisur me certifikatë HALAL, duke garantuar përputhshmëri të
plotë me standardet dhe kërkesat për prodhim të sigurt,transparent dhe të besueshëm. Kjo certifikatë përfaqëson përkushtimin tonë ndaj cilësisë, përgjegjësisë dhe respektit ndaj konsumatorëve.
Falë strukturës së organizuar dhe logjistikës efikase, kompania ka zgjeruar aktivitetin përtej Ballkanit dhe
sot është e pranishme edhe në tregjet evropiane. Ky zhvillim është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe ndërtimit të bashkëpunimeve afatgjata ndërkombëtare.
Ekipi ynë profesionalë punon çdo ditë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut vendor,rajonal dhe evropian
me fleksibilitt dhe korrektësi. Duke ruajtur vlerat familjare mbi të cilat është ndërtuar kompania, UkaKomerc vazhdon të investojë në zhvillim,inovacion dhe rritje të qëndrueshme.
Tregimi Yne
Uka Komerc është një kompani familjare e ndërtuar mbi punen, përkushtimin dhe vizionin për Zhvillim të qëndrueshëm.Rreth vitit 1991 rruga jonë nisi me hapa të velgjël,por me një qëllim të madh:të ofrojmë produkte ushqimore cilësore dhe të besueshme për tregun.
Fillimet tona lidhen me një mishtore tradicionale, ku cilësia,freskia dhe korrektësia ndaj klientit ishin vlera themelore. Ky përkushtim na ndihmoi të fitojmë besimin e konsumatorëve dhe të krijojmë baza të forta për rritje. Me kalimin e viteve dhe rritjen e kërkesës,Uka Komerc investoi fillimisht në fabrikën e parë të vogël,duke hedhur themelet e prodhimit të organizuar.Suksesi dhe përvoja e fituar çuan më pas në ndërtimin e fabrikës së madhe,e pajisur me kapacitete moderne dhe standarte më të larta cilësie, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë.
Magazinat
Magazinat e Uka Komerc janë të organizuara dhe të pajisura për të siguruar ruajtje të sigurt dhe efikase të produkteve. Përveç hapësirave standarte, disponojm edhe me hapësira me temperatura minus(-) për ruajtje të produkteve të ngrira.
Me kontrolle të vazhdueshme dhe standarte moderne,sigurojm që çdo produkt të mbahet në kushtet e duhura deri në shpërndarje,duke mbështetur efikasitetin dhe besueshmërinë ndaj klientëve dhe partnerëve tanë.
HORECA
Uka Komerc ofron furnizim të rregullt dhe të besueshëm për sektorin HORECA, duke bashkëpunuar me restorante, hotele duke ofruar furnizim të rregullt dhe të besueshëm në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Me logjistikë të organizuar dhe qasje profesionale, sigurojmë produkte cilësore dhe shërbim korrekt, të përshtatur sipas nevojave të çdo partneri.
Logjistika e jashtme
Logjistika e jashtme e Uka Komerc është e organizuar për të mbuluar në mënyrë efikase tregun vendor, rajonal dhe evropian.
Krahas shpërndarjes ndërkombëtare,ne operojmë çdo ditë pune me shërbim komercial dhe ambulativ, duke mbuluar tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ekipet tona komerciale dhe ambulative janë çdo ditë në terren, duke siguruar furnizim të rregullt, komunikim të drejtpërdrejtë me klientët dhe reagim të shpejtë ndaj nevojave të tregut.
Ky model pune na mundëson fleksibilitet maksimal dhe prani të vazhdueshme në çdo zone.
Me planifikim të saktë,mjete transporti të përshtatshme dhe partnerë të besueshëm, Uka Komerc garanton dorëzim në kohë dhe ruajtje të cilësisë së produkteve në çdo faze të procesit logjistik.
Logjistika e jashtme për ne është një shtyllë kryesore e funksionimit dhe besimit ndaj klientëve tanë.







